Trafalgar Law

Cosplay i Trafalgar Law

Trafalgar D. Water Law ose zakonisht i njohur si Trafalgar Law ose me epitetin e tij Kirurgu i Vdekjes, është piratë dhe një nga dymbëdhjetë piratët të njohur “Gjenerata më e Keqe” në anime dhe manga One Piece.

Ai është kapiten dhe doktor i Piratët e Zemrës. Pas luftës së Marinefordit, ai u bë një nga Shichibukai, por u largua nga pozita pasi bëri aleancë me Ekuipazhin e Kapelës prej Kashte.

Në paraqitjen e tij të parë në Arkipelagun Sabaody, shpërblimi i tij ishte 200,000,000 beli dhe pas luftës së Marinefordit u ngrit në 440,000,000 para se të bëhet Shichibukai. Pas konfirmimit se ai bëri aleancë me Ekuipazhin e Kapelës prej Kashte, ai u përjashtua nga Shichibukai dhe shpërblimi i tij u ngrit në 500,000,000 beli. Më pas atij iu dha një shpërblim mbresëlënës prej 3,000,000,000 beli për rolin e tij në rrëzimin e një prej Katër Perandorëve, Big Mom.


From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Tubidy